Mallorca e ka shkaktuar befasinë e javës së 20-të në La Liga, teksa mposhti kampionin në fuqi, Real Madrid-in me rezultat minimal 1:0.
Bomberi i Dardanëve realizoi gol të bukur me kokë, por pas pjesës së parë, ai u regjistrua si autogol i mbrojtësit të Real-it, Nacho Fernandez.
???. ??????. ???#RCDMallorcaRealMadrid 1-0 pic.twitter.com/Dn3RfPurM4
— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) February 5, 2023
Megjithatë, ky i fundit e preku vetëm pak topin, pasi që Muriqi ishte ai që kreu të gjithë punën për golin e epërsisë.
Sulmuesi prizrenas, përveç që ishte i përfshirë në këtë gol, ai luajti shumë mirë edhe në mesfushë e në mbrojtje.
Pjesa e parë e takimit përfundoi me epërsi minimale të vendasve, teksa në fraksionin e dytë Real-i pati një mundësi të artë për ta barazuar rezultatin.
Megjithatë, penalltinë e nxjerrë nga Vinicius Junior, nuk arriti ta konkretizojë Marco Asensio.
Në vazhdim, rastet dhe kontrollin e patën mysafirët, por nuk arritën të bëjnë asgjë, pasi që Mallorca organizoi një mbrojtje të fortë, të përfshirë edhe me sulmuesin kryesor të tyre, Muriqin.
Me këtë sukses, Mallorca tani ka 28 pikë në vendin e 10-të. Ndërsa Real Madrid-i ka zbehur gjasat për titull kampion, teksa gjenden pesë pikë prapa Barcelonës.