Napoli është duke vijuar në rrugë të mirë drejt titullit kampion në Serie A, teksa shënuan fitoren e radhës.
Pjesa e parë e këtij takimi nuk dhuroi gola, përkundër se u dominua nga mysafirët.
Por, me të filluar fraksioni i dytë, liderët e Serie A kaluan në avantazh me golin e shënuar nga Khvicha Kvaratskhelia nga pika e bardhë e penalltisë.
Napolitanët nuk u ndalën me kaq dhe në minutën e 68-të gjetën edhe golin e dytë të kësaj ndeshje me anë të Victor Osimhen.
Pesë minuta më vonë, Osimhen e vulosi formën shumë të mirë që po kalon, teksa shënoi edhe golin e dytë të kësaj ndeshje, i asistuar nga Kvaratskhelia.
Me këtë fitore, tani Napoli ka 56 pikë në vendin e parë, 16 më shumë se ndjekësi më i afërt, Inter-i, që sonte do të përballet me Milan-in në derbin e qytetit.