Ferizaj është komuna e parë që Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka vendosur ta vizitoj.
Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, ka pritur Ministrin Vitia , Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi dhe këshilltarët e ministrit, ku u dakorduan që të kapërcejmë çdo pengesë në rrugën për t’i dhënë fund sagës së stërzgjatur të ndërtimit të Spitalit të Ri të Përgjithshëm në Ferizaj si dhe nisjes së punimeve për objektin e ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj.
Ferizajasit e gjithë banorët e regjionit tonë, kanë pritur gjatë padrejtësisht për kushte të përshtatshme, të duhura për shërbime shëndetësore, zgjidhje të cilën e japin këto dy projekte madhore të shëndetësisë publike, të cilat në të ardhmen e afërt do të marrin rrugën e përfundimit, ka thënë kryetari i Ferizajt.